Të fundit

Wanda Nara, arsyeja e vërtetë e largimit të Icardit nga Interi

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka zbuluar sot arsyet kryesore të largimit të argjentinasit nga Interi.

Në atë kohë ishte raportuar për një tradhti të Naras me bashkëlojtarin e Icardit, Marcelo Brozovic, teksa ishin publikuar edhe disa audio-incizime të dyshes.

Në një seancë gjyqësore ku Nara është duke marrë pjesë sot ajo ka treguar arsyet e vërteta të largimit të dyshes nga Milano për tu zhvendosur në Paris.

“Ajo histori i nisi krejt problemet dhe Mauro ishte i detyruar të ndërronte klub. Interi e bëri vërtet të rëndë këtë situatë me të. Ata i thanë se duhet të largohej, që duhet ta ndërronte menaxherin, ia morën shiritin e kapitenit dhe nuk mendoj se ishte për shkak të paraqitjeve të tij në fushë. E gjithë kjo shkaktoi probleme të mëdha me klubin dhe me drejtorët”, tha Nara.

Fillimisht Wanda Nara ishte e martuar me ish-shokun e skuadrës së Icardit në atë kohë tek Sampdoria, Maxi Lopez.

Icardi jeton me Wandan dhe i mbajnë bashkë fëmijët që i kishte ajo me Maxi Lopez dhe ata që i ka çifti.

Muajt e fundit, Icardi dhe Nara i kanë kaluar duke u ndarë dhe duke u bashkuar shkaku i dyshimeve se sulmuesi argjentinas e tradhtoi gruan e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci