Skuadra e Romës nën udhëheqjen e Jose Mourinhos ka bërë prioritet kryesor transferimin e mesfushorit, Granit Xhaka, për afatin kalimtar veror.
Mourinho kishte shprehur edhe më herët pëlqimin për Xhakën, teksa kishte tentuar edhe për një transferim vite më parë por Xhaka vendosi të vazhdonte me Arsenalin.
Përpos Xhakës, sipas Calciomercato, Roma është duke vëzhguar edhe mesfushorin Douglas Luiz dhe Nemanja Matic.
