Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta formojë Komisionin Parlamentar Hetimor për energji, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm.
Në sallë ishin të pranishëm 61 deputetë. Por, vetëm tre prej tyre kanë votuar. Të njëjtit bile kanë abstenuar, shkruan Paparaci.
Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se ky është rezultati më i çuditshëm që ka marrë ndonjëherë.
“Të nderuar deputetë ky është rezultati më i çuditshëm që kam marrë ndonjëherë. Për këtë komision kanë votuar vetëm tre deputetë dhe ata kanë abstenuar”, tha ai.
Seanca e ardhshme sipas Konjufcës do të vendoset kur ka mirëkuptim mes grupeve parlamentare.
