Të fundit

Borrell uron kryeministrin e ri shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviq

Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Borrell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit @DritanAbazovicnë Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi Borrell.

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci