Të fundit

A është avokatja e Amber Heard fanse e Johnny Depp?

Nëpër rrjet qarkullon një video tashmë virale, ku shfaqet Johnny Depp në premierën e “Lone Ranger” në Londër në vitin 2013.

Një grua me kamera qëndron në turmë në rresht të parë me aparatin drejtuar nga ylli që po parakalon në tapetin e kuq.

Dedektivët e TikTok janë të bindur se gruaja në rreshtin e parë – dukshëm një fanse e Johnny Depp ose më së paku kurioze për të – është as më pak dhe as më shumë se avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft.

“Edhe ekipi i Amber Heard është në anën e Johnny-t,” shkruan dikush. “Po sikur ta ketë bërë qëllimisht në mënyrë që Johnny të fitojë?” aludon një tjetër. “Jam i sigurt që u bë avokatja e saj që të shohë më afër Johnny-n” mendon një i tretë. Komentet janë epike.

Dikush, pa shumë sens humori sigurisht, thotë që “nuk ka rëndësi i pëlqen apo jo Amber; ajo është e punësuar dhe po bën detyrën”.

Për momentin, është e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Edhe nëse po, duhet ta pranojmë që personi pa sens humori ka të drejtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci