Të fundit

Zyrtare: Rangnick përzgjedhës i Austrisë

Ralf Rangnick ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për tu bërë përzgjedhës i ri i kombëtares austriake.

63-vjeçari do të vazhdojë të punojë si konsulent në “Old Trafford”, ka njoftuar klubi.

Rangnick ka qenë drejtues i skuadrës së Man United që nga zëvendësimi i Ole Gunnar Solskjaer në nëntor.

Erik ten Hag do të marrë postin e menaxherit në verë, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

“Është një nder për mua të marr rolin e përzgjedhësit të [Austrisë]. Perspektiva për të garuar në Kampionatin Evropian në Gjermani me një ekip të ri dhe të etur për sukses më mbush me një pritje të madhe”, ka thënë ai.

Gjermani do të bashkohet me Austrinë në fund të majit për ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci