Të fundit

Kurti dhe Vuçiqi takohen javën e ardhshme me kancelarin Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. I pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi do të zhvillohet në Berlin, të mërkurën e ardhshme.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga qeveria Federale e Gjermanisë.

“Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, tha një zëdhënës i kësaj qeverie.

“Bisedimet shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, Kancelari Federali ka ftuar në Berlin të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, i cili në mbrëmje do të zhvillojë bisedime me Kurtin dhe Vuçiqin”, thuhet në kumtesën e qeverisë gjermane.

Takimet do të jenë të ndara.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit, do të takohen në ora 15:00.

Ndërkaq, takimi mes kancelarit gjerman dhe Vuçiqit është planifikuar të mbahet në ora 17:30.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci