Të fundit

OKB: Rusia dërgon specialistë bërthamorë në centralin e Zaporizhzhya

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se është informuar nga Kievi se Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë për të ndihmuar në monitorimin e centralit bërthamor të Zaporizhjas, që gjendet në juglindje të Ukrainës.

Centrali bërthamor,  është nën kontrollin rus por ende operohet nga stafi ukrainas. Pavarësisht  luftimeve të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase, centrali ka qenë burim i shqetësimit të ANEB-it, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Kreu i ANEB-it, Rafael Mariano Grossi, tha se stafi ukrainas që gjendet në central, të cilin forcat ruse e morën nën kontroll më 4 mars, janë duke punuar nën presion. Duke cituar zyrtarët ukrainas, ANEB-i tha se tetë përfaqësues të agjencisë bërthamore ruse, Rosenergoatom janë dërguar në centralin e Zaporizhias.

Forcat ruse janë akuzuar nga Kievi se kanë sulmuar qëllimisht gjashtë reaktorët e centralit, duke shkaktuar zjarr dhe duke rritur frikën se sulmet ndaj centralit që mund të çojnë në një katastrofë botërore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci