Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka akuzuar sot presidentin e këtij vendi, Zoran Millanoviq, se po avokon bllokimin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Ai ka muaj që mbron pikëpamjet pro-ruse në hapësirën publike kroate, gjë që është më se e qartë e çfarë ka treguar disa herë, ndërsa Suedia dhe Finlanda as nuk kanë arritur në atë pikë të tregojnë se kanë ambicie, ndoshta nga frika për sigurinë e tyre, se duan të hyjnë nën atë ombrellë të nenit 5 të sigurisë kolektive”, ka thënë Pllenkoviq, transmeton Paparaci.
Sipas agjencisë kroate të lajmeve HINA, pas seancës së përbashkët të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të HDZ-së, ai ka thënë se përveç presidentit Millanoviq, nuk ka vërejtur askënd në NATO dhe BE se është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës dhe zgjerimit të Aleancës.
“Një qëndrim i tillë kundër zgjerimit të NATO-s është një qëndrim pro-rus dhe ai është i vetmi që e thotë këtë. Me këtë qëndrim mund të kënaqet vetëm ai që mbron pikëpamjet pro-ruse, pa përmendur kritikat dhe vlerësimet nga Ukraina”, ka thënë Plenkoviq, duke vlerësuar se kjo është e dëmshme në kuptimin e politikës së jashtme kroate./Paparaci
