Të fundit

Instagram së shpejti me një opsion të papritur

Instagram po provon një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit t’u bëjnë “Pin” postimeve specifike në profilin e tyre.

Funksioni i ri është aktualisht në testim dhe po shfaqet për përdoruesit e përzgjedhur në platformë. Përdoruesit që kanë akses në këtë veçori shohin opsionin “Pin to your profile”.

Ky opsion lejon përdoruesit që të vënë në krye tre postime që duan.

“Ne po testojmë një veçori të re që i lejon njerëzit të shtojnë postimet në profilet e tyre,” tha një zëdhënës i Meta për TechCrunch. Kjo mund të jetë një veçori e këndshme për ata që duan të nxjerrin në pah postimet e preferuara.

Kjo veçori mund të jetë gjithashtu e dobishme për krijuesit që postojnë shpesh, por duan të vënë në krye një postim të caktuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci