Të fundit

Pogba ka vendosur për të ardhmen e tij

Ka disa kohë që Paul Pogba nuk e ka më mendjen te Manchester United. Gjashtë vitet që kaloi te “Djajtë e Kuq” mund të konsiderohen si zhgënjyese për mesfushorin.

I lirë për të negociuar me kë dëshiron vetë ai, francezi dëshiron të kthehet në shtëpi dhe të luajë për Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga mediet britanike, lojtari u ka thënë njerëzve të afërt se preferenca e tij për të ardhmen është skuadra parisiene.

Largimi i mundshëm i Paredes nga PSG-ja, hap dyert parisienëve për 29-vjeçarin, pasi klubi e ka të nevojshme përforcimin në mesfushë dhe Pogba prej kohësh ka qenë një nga të preferuarit e tyre.

Megjithatë, tashmë duke ditur dëmtimet që francezi ka pasur së fundmi, ato bëhen një pengesë për të, pasi skuadrës së Pochettinos i duhen lojtarë produktiv më shumë se emra të mëdhenj, sepse kur bëhet fjalë për “yje” është plot, por pavarësisht kësaj ecuria në Champions League ishte shumë zhgënjyese, ku u eliminua që në raundin e 1/16-ave nga Real Madridi.

Paul Pogba luajti minutat e tij të fundit me fanellën e Manchester United në ndeshjen e 19 prillit kundër Liverpool, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka marrë pjesë në 20 ndeshje të Premier League dhe në to ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 9 asiste.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci