Të fundit

Nis darka joformale e Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut

Darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka filluar në orën 19:45.

Siç raporton RTK, darka po mbahet në periferi të Berlinit.

Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

Sipas Kurtit në Europë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Europian, NATO’n e SHBA’në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK’në.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci