Të fundit

Njëra korsi e rrugës drejt Jarinjës, e hapur që nga mëngjesi

Ka nisur sot zhbllokimi i pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, në bazë të marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për targat.

Njëra korsi e rrugës e cila dërgon në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, është e hapur që nga mëngjesi.

Ndërkohë, kamionët që janë të vendosur aty nga qytetarët serbë, tashmë janë ndezur dhe pritet në çdo moment nisja e largimit të tyre.

Forca të KFOR-it janë shtuar në dy pikë kalimet kufitare dhe ata janë në vazhdimësi duke u koordinuar me Njësinë Speciale të Kosovës dhe protestuesit serb për zhbllokimin e tyre.

Tashmë disa kamionë kanë vazhduar lëvizjen drejt pikës kufitare në Jarinjë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci