Të fundit

Guardiola: Do të kalojmë ditë të rënda

Trajneri i skuadrës së Manchester City, Pep Guardiola, ka komentuar eliminimin nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Real Madridi me rezultat 3:1.

Edhe pse City kishte epërsinë në ndeshjen e parë dhe pothuajse deri në fund të ndeshjes së dytë, Reali bëri një rikthim fantastik për të siguruar finalen e madhe.

Guardiola është shprehur i dëshpëruar me eliminimin, mirëpo e pranon se ai nuk ishte i sigurt për kualifikimin e skuadrës së tij edhe pas 89 minutave.

“Në pjesën e parë nuk e gjetëm lojën tonë, por më pas lojën e bëmë ne. Më pas, në minutën e 90-të Real Madridi e gjeti golin e parë, e më pas edhe të dytin… Nuk ishim duke vuajtur, por ata e gjetën golin dhe ua uroj. As në minutën e 89-të nuk e shihja veten në finale pasi e njoh Bernabeun. E kishim mundësinë ta shënonim edhe golin e dytë, por ajo që ka ndodhur në Manchester ndodhi përsëri sot. Tash në finale janë Liverpooli e Real Madridi dhe ne do të kalojmë ditë të rënda”, deklaroi Guardiola për “TNT SPorts”.

Ndërkohë, “Citizens” do të mundohen ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, ku janë liderë të Premierligës, me një pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Liverpool.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci