Të fundit

Big Brother: Adi Pojana kërkon të dijë kur ka bërë marrëdhënie për herë të parë

Moderatorja Gerta Gixhari, teksa komentoi në emisionin “Breaking” zhvillimet në Big Brother VIP, tha se e sheh të largët “një marrëdhënie seksuale” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Gixharit, konkurrentët e kanë marrë lojën seriozisht dhe e kanë mendjen tek 100 milionë lekët.

“Muhabeti i seksit është shumë i largët. Po e marrin lojën me shumë seriozitet. Çdo hap i tyre është i qëllimshëm. Duket se janë futur në ngërç. Nuk janë ata artistët që prisnim. Duhet ta tregojnë dellin e tyre artistik edhe aty. Mendojnë atë 100 mijë euroshin, janë gati të vrasin dhe presin njëri-tjetrin. Shoh që Arjola nuk është e përfshirë në debate.”, tha moderatorja Gerta Gixhari.

Nga ana tjetër, ish-banori i Big Brother, Adi Pojana u shpreh se VIP-at duhet të flasin më shumë për vetën.

Ai ishte kurioz të dinte edhe se kur ka bërë seks për herë të parë njëri nga konkurrentët.

“Kjo është një lojë që luhet për atë 100 milionëshin. NUk kemi pse fshihemi pas gishtit. Nuk fitohen lehtë 100 milionë lekë duke bërë gallatë dhe fjetur gjumë. Banorët duhet të jenë më të sinqertë. Të thonë, kam patur kaq të dashur. Jam kurioz të di, kur ka bërë seks për herë të parë Beatrixi ”, tha Adi Pojana.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci