Klubi i Prishtinë ka deklaruar se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten në mbajtje nga Policia e Kosovës.
Në një komunikatë për media u tha se klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit “ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë”.
“FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”, thuhet në kumtesën e FC Prishtina në Facebook.
Megjithatë, John u arrestua ditën e enjte me dyshimin se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
Kjo u bë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës, por duke mos u zbuluar shumë detaje.
Sulmuesi nigerian pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Kurse, Osmani bëri të ditur se ai nesër do të dalë para trupit gjykues.
Avokati mbrojtës i Otto Johnit është caktuar nga shteti.
Vlen të theksohet se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.
“Neni 165 Trafikimi me njerëz Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, shkruhet në Kodin Penal të Kosovës.
