Të fundit

Arrestohet Ahmet Mazreku nga Malisheva, kërcënoi pronarët e tokës

Ahmet Mazreku nga rajoni i Malishevës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ka kërcënuar pronarin 43-vjeçar të një toke në po këtë fshat.

Siç është raportuar sot në media 43-vjeçari ka deklaruar në Polici se është kërcënuar nga Mazreku derisa ka qenë duke punuar në pronën e tij bashkë me disa punëtorë të tjerë.

Sinjali shkruan se shkaku i kërcënimit ka qenë se i dyshuari nuk është pajtuar që prona të blihet nga viktima dhe kësisoj nuk e ka lejuar ta punoj tokën.

Ndërkohë, që Paparaci ka mësuar se 43-vjeçari nuk ishte duke lëvruar tokën, por duke filluar ndërtimet aty.

Paparaci nga burime të mirë informuara ka mësuar se Mazreku i ka thënë 43-vjeçarit se askush nuk mund të hyjë në atë tokë, sepse atë ka dashur ta blejë vetë ai.

Kurse, Sinjali raporton se viktima ka deklaruar para zyrtarëve policorë se i dyshuari u ka thënë atyre “ndaleni punën menjëherë dhe largohuni nga këtu”.

Më pas Ahmet Mazreku e kishte kapur 43-vjeçarin për krahu duke vazhduar me fjalë kërcënuese.

“Do t’i dërgoj njerëzit te shpia dhe nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë”, citohet t’i ketë thënë i dyshuari viktimës.

Ahmet Mazreku me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci