Të fundit

Kurti nga ShBA paralajmëron investimin gjigant në sektorin e energjisë

Kryeministri Albin Kurti sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i zhvillojë disa takime me zyrtarët amerikanë.

Para pak momenteve, shefi i qeverisë njoftoi se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në një cicërimë në Twitter, Kurti tha se ishte nder i veçantë për ta takuar Albright, teksa shtoi se bisedoi për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës.

“Një nder i veçantë për t’u takuar me drejtoreshën e MCC, zonjën Alice Albright dhe nisja e negociatave të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe rikonfirmon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi ai.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci