Të fundit

Berisha zyrtarisht kandidat për kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi kandidat zyrtar deri më tani për të garuar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD Berisha ka dorëzuar dokumentacionin.

Duket se paralajmërimi i ish-kryeministrit se ai mund të jetë i vetmi kandidat në garën për drejtimin e partisë po rezultoni saktë.

Rivalët e mundshëm të Berishës edhe pse kishin paralajmëruar se do të ishin pjesë e çdo gare për drejtimin e Partisë Demokratike, duke se nuk e dëshirojnë një garë me liderin historik të PD.

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli është shprehur se nuk do të marr pjesë në një garë për drejtimin e PD si një përballje emrash me Berishën, duke theksuar se në garë do të merrte pjesë vetëm nëse do të diskutohej për alternativa që e bëjnë PD fituese.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, përmes rrjeteve sociale deklaroi se nuk do të garojë për pozicionin e kryetarit të partisë madje e etiketoi garën si një farsë.

Kulluri ka kujtuar se koha për kandidatët është shumë e kufizuar dhe ka kujtuar se lista e anëtarësisë do të vijoi të mbetet në duart e atyre që administrojnë procesin.

Edhe dy nga ish-kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj nuk kanë shprehur asnjë ambicie për të rimarrë pjesë në garë, për aq kohë sa nga shtatori i vitit të kaluar, mbështetën dhe njohën Sali Berishën si drejtues të lëvizjes për Rithemelimin e PD.  /abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci