Një fotografi e realizuar sot në Klinikën e Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shfaq gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo klinikë.
Fotografia, të cilën e ka dërguar një lexues në redaksinë e mediumit online Paparaci, vë në pah rrëmujën brenda klinikës.
“Qe se si trajtohen pacientët ne Kliniken e Hematologjise. Kushte mjerimi. Pacientët edhe ashtu te rrezikuar që janë me kemoterapi”, shkruan një lexues i Paparacit.
Klinika e Hematologjisë përbëhet nga 2 reparte – Reparti i Hematologjisë Klinike dhe Reparti i Hemato-onkologjisë ku posedon 31 shtretër.

