Të fundit

Sot nënshkruhet memorandumi i parë i mirëkuptimit Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi, i cili njëherit është edhe memorandumi i parë që kur Izraeli njohi pavarësinë e Kosovës.

Kështu u bë e ditur në një njoftim për media nga Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.

“Nesër më 9 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit. Ministrja Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin e të ftuarve Yad Vashem.

Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajë memorandumin e parë të mirëkuptimit duke i vendosur zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe MASHTI-t në Kosovë”, pretendohet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci