Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari do të raportojë pa praninë e mediave në Komisionin Parlamentar për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e komisionit parlamentar, në të cilin po vazhdon sot raportimi i ministres Hajdari, është mbyllur për publikun, raporton Paparaci.
“Po e vazhdojmë mbledhjen e kaluar, për të cilin kemi vendosur që të mbahet me dyer të mbyllura sepse do të diskutohet lidhur me administrimin e rezervave shtetërore. Kërkoj nga mediat që të lirojnë sallën”, tha kryesuesja e mbledhjes, deputetja e komunitetit turk, Fidan Jilta.
Për herë të fundit, ministrja Hajdari ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi më 19 prill.
