Të fundit

Krasniqi në Hagë: Më vjen turp që po jetoj në këtë kohë, kërkoj të lirohem

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm.

Krasniqi para trupit gjykues ka deklaruar se po u shkatërrohet jeta njerëzve që jetojnë në liri, transmeton Paparaci.

“I nderuar gjyqtar, zonja dhe zotërinj që jeni të thirrur të bëni drejtësi. Kërkoj që të më kuptoni drejt. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet, në mënyrë më të qartë në raport me më të fortin. Por, për më të dobëtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie, e as përbuzje veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë sado e rrezikshme që ishte, dhe është edhe sot, se është nisur nga e njëjta logjikë që e kam jetuar në Jugosllavi, nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë”, ka thënë Krasniqi.

“Mbase jam gabim por kurrë nuk kisha besuar sikur të mos ishte ky rast, se juristë të shkolluar në demokraci liberale, që pretendojnë se punojnë me drejtësi kredibile për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngritin një akuzë që mbështetet vetëm në bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe cenon rëndë jetën, lirinë dhe të drejtën e individit. Madje e godet tepër rëndë në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë që ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të jetojnë për lirinë, demokracinë e padrejtësinë”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar që gjykimi të nisë sa më shpejt, dhe të lirohen nga paraburgimi.

“Unë z. gjyqtar, i kam lexuar dokumentet, aktakuzën, edhe këtë shtesën e fundit, dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe aktakuzën e parë, edhe vazhdimin, pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë në paraburgim”, tha ai.

Çka deklaruan Thaçi dhe Veseli për zgjerimin e aktakuzës

Prokuroria po pretendon se Jakup Krasniqi dhe tre të bashkë-akuzuarit e tjerë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Ndryshe, në vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit ka caktuar datën e paraqitjes së tyre, thuhet se më 3 shtator 2021, ZPS ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar për tu konfirmuar nga gjykatësi paraprak.

Tutje, thuhet se më 22 prill 2022, pasi urdhëruan palët të paraqisnin dhe u mor përgjigja e mbrojtjes dhe e ZPS-së, mbi materialin mbështetës të amendamenteve që konsiderohet se përbëjnë akuza të reja që mbështesin konstatimin e dyshimit të bazuar mirë në pajtim me rregullin 86 (4) të Rregullores, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën e ndryshuar

Kurse, thuhet se më 29 prill 2022, ZPS- ja dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar publikisht të redaktuar dhe dokumentet përkatëse.

Më 9 nëntor të vitit të kaluar, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci