Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë.
Latifi-Pupovci ka marrë lëndime në fytyrë, dhe aktualisht gjendet në Emergjencë.
“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka lëndime në fytyrë. Aktualisht, po trajtohet dhe jemi në pritje të rezultateve”, ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
Policia ka konfirmuar rastin.
I dyshuari, gjinekologu Arsim Gashi është duke u marrë në pyetje në stacion.
I dyshuari është personi që dyshohej për sulm fizik ndaj Arben Vitisë, sa ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë më 2017.

