Të fundit

Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur” ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai, në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se është pikërisht Kosova që ka më së shumti interes që të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush kush participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, se interesi më i madh në rajon është që të jetë në çdo iniciativë rajonale”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci