Të fundit

Gërvalla për “The Jerusalem Post”: Lufta në Ukrainë mund të përhapet në Ballkan

Lufta e Rusisë kundër Ukrainë, mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, për The Jerusalem Post të martën teksa përfundoi udhëtimin e saj tre-ditor në Izrael.

“Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit [Ballkanit]. “Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë,” tha ajo.

Ministrja Gërvalla, është zyrtarja e nivelit më të lartë që viziton Izraelin që kur të dy vendet vendosën lidhje zyrtare në vitin 2020, si pjesë e një marrëveshjeje më të madhe të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën Prishtina u bë një nga vendet e pakta për të hapur një ambasadë. në Jerusalem.

Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e Kosovës, që atëherë, dhe i është kushtuar vetëm takimeve për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Me vendosjen e lidhjeve formale, Kosova jo vetëm që fitoi një aleat shtesë diplomatik, por ajo çimentoi një miqësi të gjatë me popullin hebre si në Izrael ashtu edhe në diasporë”, tha ministrja Gërvalla.

Gërvalla-Schwarz ka shprehur shqetësimin se Serbia është bërë një vend satelit rus brenda Ballkanit.

“Kur dëgjoj këtë retorikë të vjetër, atëherë shqetësohem shumë se është më shumë se thjesht retorikë,” tha ajo. Përvoja e së kaluarës në të cilën gjuha e urrejtjes ndihmoi në hapjen e rrugës për luftën në fund të viteve 1990, shpjegoi ajo.

Mes tjerash, ministrja Gërvalla ka potencuar se Serbia ka lidhje ngushta ushtarake me Rusinë.

“Qeveria serbe duhet të ketë një mesazh të qartë se lufta në Ballkan përsëri nuk është një opsion,” tha ajo.

Megjithatë, Gërvalla thekson nevojën që BE-ja mund të ndikojë në zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon.

“Në Ballkan të flasësh për kufij dhe ndryshim kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte”, tha Gërvalla-Schwarz.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci