Të fundit

Ish-deputetja, doktoreshë e UÇK-së, dëshmon në gjykimin ndaj “Calit” në Hagë

Në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka filluar deklarimin e saj dëshmitarja e katërmbëdhjetë i mbrojtjes, Teuta Hadri.

Ajo ka qenë përfaqësuese për shëndetësi në Zyrën politike të UÇK- së Prishtinë prej – gusht 1998 si dhe ushtare e UÇK-së në zonat operative, Zona e Gollakut, Zona e Llapit, dhe në fund Zona e Karadakut.
Hadri ka qenë deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në legjislaturën e tretë nga viti 2007 deri në vitin 2010.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. /BetimipërDrejtësi

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci