Të fundit

Gërvalla për televizionin izraelit: Nuk e zhvendosim Ambasadën nga Jerusalemi

Kosova zhvendosi ambasadën e saj në Jerusalem vitin e kaluar, duke u bërë shteti i parë me shumicë myslimane që njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në një intervistë për i24NEWS, kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz tha se Kosova i mban premtimet e saj.

“Ishte një premtim dhe një angazhim i ish-qeverisë në Uashington që ne do ta hapnim ambasadën tonë në Jerusalem. Dhe ne i mbajmë premtimet tona sepse jemi një partner i besueshëm ndërkombëtarësh,” tha Gervalla-Schwarz për i24NEWS, duke shtuar se është pjesë e “politikës së jashtme” të mos pajtohesh.

Ministrja Gërvalla, zhvilloi vizitën e saj të parë në Jerusalem, e krejt kjo një vit pasi Prishtina hapi ambasadën në kryeqytetin e Izraelit.

Gërvalla ishte atje për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Megjithatë, kur u pyet Gërvalla për zhvendosjen e ambasadës në këmbim të një njohjeje të mundshme nga Autoriteti Palestinez, ajo pohoi se nuk mund të ndikojë te njohja e Kosovës nga pala palestineze.

“Në këtë moment nuk e shoh që kjo njohje është e mundshme”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se Kosova mund të mësojë shumë nga Izraeli.

“Ne kemi njerëz të lidhur me vendin, ata që jetojnë në diasporë, por ne duhet ta bëjmë vendin tonë interesant për fëmijët e fëmijëve tanë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të mësojmë nga përvoja juaj”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci