Të fundit

Kërkohet paraburgim për mjekun që sulmoi profesoreshën Latifi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente për gjinekologun Arsim Gashi, pasi një ditë më parë sulmoi fizikisht në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet A.G., për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të paraparë sipas KPRK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha Ulaj për Paparacin.

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

E një ditë pas sulmit, Latifi-Pupovci është deklaruar sërish duke thënë se nota në lëndën që ajo e ligjëron, Fiziologji, nuk do të merret pa u merituar.

Duke shtuar se nuk e zbraps grushti e as plumbi.

“Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër””, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj sot”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci