Këngëtari Alban Ramosaj ka paralajmëruar padi ndaj Olti Currit.
Padia e paralajmëruar ndërlidhet me publikimin e një audio–incizimi në të cilin pretendohet se këngëtari kishte dhënë një deklaratë lidhur me skualifikimin e Ronela Hajatit nga “Eurovision Song Contest 2022”.
Ramosaj ka publikuar një fotografi në Instastoryn e tij në të cilën ai e ka hedhur poshtë vërtetësinë e deklaratës së pretenduar të tij,
Këngëtari ka paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë publikuar këtë lajm.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Olti Curri i është kundërpërgjigjur me anë të një videoje në të cilën ka thënë se lajmin ka qenë shaka nga ana e tij si dhe ka sqaruar se do ta zgjidhin këtë ashtu siç do të dojë këngëtari ./Paparaci.com
