Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Departamentin e Shtetit është pritur sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.
Ai tha se biseduan për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, teksa shtoi se “ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Ish-kryeministri theksoi se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, shkroi ai në Facebook.
