Të fundit

Berisha “sulmon” deputetët e PS pasi refuzuan rezolutën që dënon krimet serbe

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha reagoi sërish ashpër për rrëzimin e rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë.

Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Berisha duke iu kthyer deputetëve të PS-së, theksoi se ky qëndrim tregoi tiparin e narko-shtetit.

“Tipar më kardinal i narko-shtetit u shfaq sot në këtë parlament, refuzimi i denoncimit të gjenocidit të Srebrenicës që e ka dënuar PE dhe kongresi i SHBA-ve dhe çdo vend tjetër i lirë, përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuat sot me ta, në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocide ciklike nga 84-1999. Se ngritët dorën se dirigjenti juaj s’ju lejon, civiliteti ju mungon. Ai që vihet përballë gjenocidit që shënon kulmimin e krimeve, vrasjet dhe përdhunimet. A jeni shqiptar ju apo jo?”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci