Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është njëra ndër figurat më të komentuara në show – bizin shqiptar.
Ajo merr vëmendjen me linjat trupore dhe me bukurinë e saj.
Së fundmi moderatorja ka publikuar projektin e saj më të ri “Thuaje” me ç’rast ka publikuar detaje nga jeta e saj private.
Në episodin e parë të këtij projekti, ajo ka prekur pjesën e operacioneve plastike, për të cilën ka thënë se i ka bërë pasi është bullizuar për fizikun që ka.
“Siç ka ndodhur edhe në pamjen e jashtë, në të cilën diskutohem më shumë. Sepse të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar. Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që tua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë. Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portetin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,” tha Luana.
