Të fundit

Ish e dashura i dërgon letër Granitit

Ish e dashura e Granitit, për të cilën ka folur aq shumë në shtëpi, i ka dërguar sot një letër, e cila u lexua para gjithë banorëve. Ajo i kishte shkruar se ndihet shumë e lënduar nga sjellja e tij, sidomos për faktin që ai i ka dhënë shpresa një vajze pa pasur interes të vërtetë tek ajo, duke ju referuar Fifit. “Më ke lënduar mua, ke lënduar Fifin”, ka shkruar ajo. Dhe më tej e ka mbyllur me një deklaratë motivuese.

“Pres të dalësh si Graniti që njohim të gjithë. Të përqafoj nga larg dhe mos harro arsyen për të cilën ke hyrë aty”, kishte shkruar ndër të tjera ish e dashura e Granitit.

Graniti u përlot dhe kërkoi falje publike ndaj saj, duke theksuar se ndihet shumë keq për veprimet e tij dhe se ajo është ende dashuria më e madhe që ka përjetuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci