Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, raportohet të ketë thënë një oligark me lidhje të ngushta me liderin rus.
Oligarku besohet se ka folur për shëndetin e rëndë të Putinit gjatë një bisede me një biznesmen perëndimor.
Është i fundit në shumë pretendime për shëndetin e keq të presidentit rus, të cilat janë shtuar nga imazhet e Putinit teksa duket i brishtë dhe duke përdorur një batanije gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Moskë këtë javë.
Publikisht Kremlini ka deklaruar se Putini është në formë të mirë, por masat e tij të rrepta paraprake gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar liderë të tjerë politikë kanë forcuar thashethemet.
Biznesmeni perëndimor nuk e ka treguar emrin e oligarkut, për ta mbrojtur atë, pasi e ka regjistruar bisedën pa lejen e tij, raporton New Lines Magazine.

Oligarku u dëgjua të thoshte se Putini ishte gjithashtu “i çmendur” me pushtimin e tij në Ukrainë.
Ai goditi mënyrën sesi lideri rus po shkatërronte ekonominë.
“Ai shkatërroi absolutisht ekonominë e Rusisë, ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera – i shkatërroi ata absolutisht”, tha oligarku.
