Aktorja tropojane, Arjola Demiri po vazhdon të mbetet ndër figurat më të komentuara të spektaktlit Big Brother VIP. Që nga hyrja, ajo ka treguar histori personale e me të cilat ka prekur publikun dhe ka fituar simpatinë e tyre.
Ndër historitë e shumta që Demiri ka treguar përgjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë edhe shoqëria e saj me aktoren dhe tashmë deputeten, Adriana Matoshi.
Ishte pikërisht Matoshi, ajo që mbrëmë hyri në Big Brother VIP për të befasuar shoqen e saj Arjolën në një takim që pati shumë emocione nga të dyja.
Matoshi i dha këshilla Arjolës, ndërsa i tha se ndihet krenare me të dhe atë që aktorja ka treguar gjatë kësaj periudhe.
“Nuk kam fjalë me ta shprehu dashurinë që e kam për ty. Kom ardh me të thënë që jam krenare me ty, e din qëllimin pse ke hi këtu, prandaj të lutna rri vetvetja, ti je shume e drejt, dëshmo se je një aktore e mirë”, ishin disa nga fjalët që Adriana ia tha gjatë takimit me mikeshën e saj.
Të dyja qëndruan së bashku për disa minuta, para se Adriana të largohen nga ambientet e shtëpisë, teksa Arjola u shpreh se pas takimit me të ndihet si personi më i lumtur në botë.
View this post on Instagram
