Të fundit

Arrestohet ushtari i FSK-së, rrahu gruan e më pas kërcënoi policët

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një pjesëtar të FSK-së në Drenas pasi  i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I njëjti nuk ka respektuar urdhrat e Policisë dhe ka kanosur zyrtarët policorë, raporton Paparaci.

“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

Rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “kanosje”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci