Qytetarët e Dollcit të Klinës kanë protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së Çimentos në fshatin e tyre.
Këtë po e kundërshtojnë banorët e Klinës, pasi ata konsiderojnë se ndërtimi i kësaj fabrike do të shkaktonte ndotje të madhe të rajonit të Dukagjinit.
Në pamjet që ka siguruar Paparaci shihet se qytetarë të shumtë kanë dalë për të protestuar, ndërkohë që kjop protestë ka bërë që të bllokohet rruga magjistrale Prishtinë-Pejë.
Pankartat siç shihet janë me mbishkrime të ndryshme si “Stop Ndotjes”, “Mos ndërhyni në tokën tonë”, “Fabrika e Çimentos, jo në Klinë”, “Të parët na e lan këtë tokë”, e të tjera.
Protesta ka moton “Klina lule Dukagjini, e jo kancer i Dukagjinit”.

