Së fundmi, njëri nga banorët që po bënë shumë bujë nga spektakli i Big Brother VIP, Granit Cana ka vendor që të shkëpusë marrëëdhëniet me Fifin, njëherit edhe kjo banore e kësaj shtëpie të famshme.
Cana ka bërë të ditur se dëshiron që të afrohet më tepër me pjesën tjetër të konkurentëve.
Pasi mori kohën e tij të analizonte rolin që ai ka në shtëpi, Graniti nuk nguron të fajësojë Fifin.
“Beatrix më tha dje që nuk të kam folur për shkak të Fifit. Është shumë gjë e keqe dhe tani e kuptoj sa më ka penalizuar Fifi“,-tha ai. Gjithashtu, Cana shtoi se në asnjë mënyrë nuk ka pasur si qëllim të shfrytëzojë Fifin për vëmendje.
