Bashkimit Evropian do t’i duhen edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e naftës ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
“Si gjermanë, ne e dimë se ky [një embargo nafte] nuk është një hap i lehtë. Disa çështje ende duhet të zgjidhen dhe kjo nuk do të ndodhë sot,” u tha Annalena Baerbock gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së në Brukseli.
“Por unë kam besim se do të gjejmë marrëveshje në ditët në vijim”.
