Bombardimet ruse kanë vrarë 10 civilë në qytetin Sievierodonetskut, ka raportuar qeverisja rajonale.
Nuk është bërë ende e ditur nëse ka edhe të plagosur nga sulmi dhe për dëmet tjera të cilat janë shkaktuar.
Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse në javët e fundit ndërsa trupat përpiqen të marrin kontrollin e rajonit.
Më herët është raportuar se forcat ukrainase kanë arritur në kufirin rus afër Kharkivit. Kjo është bërë e ditur nga një video e cila është publikuar nga vetë ata. Kjo, siç raporton Sky News, dëshmon se forcat ruse janë shtyrë të largohen.
