Të fundit

Erdogani nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Suedia të hënën njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në NATO, një ditë pasi që Finlanda kishte konfirmuar zyrtarisht se do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë.

Është raportuar se Suedia e Finlanda planifikojnë të dërgojnë diplomatë në Turqi për të biseduar me Erdoganin.

Erdogan ka thënë se diplomatët nuk duhet të vijnë në Turqi për ta bindur atë për ta aprovuar anëtarësimin e tyre në NATO.

“Së pari, ne nuk do të përkrahim anëtarësimin në NATO të atyre shteteve i vendosin sanksione Turqisë. Turqia nuk mund të thotë ‘po’ për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pa fyerje, por është e pamundur. Si mund t’u besojmë atyre? Suedia është shtëpi e organizatave terroriste”, tha Erdogan.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci