Të fundit

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), përsëriti të martën kryediplomati i bllokut Josep Borrell, raporton CNN, transmeton Paparaci.

“Ata do të marrin një mbështetje të fortë nga të gjitha vendet anëtare, sepse kjo rrit unitetin tonë dhe na bën më të fortë”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit Evropian për mbrojtjen në Bruksel, duke shtuar se ai “shpreson” se NATO do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë.

“Jam i sigurt se këshilli do të mbështesë jashtëzakonisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia ka bërë disa kundërshtime. Shpresoj se NATO do të jetë në gjendje t’i kapërcejë ato”.

Turqia, e cila është paraqitur si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, ka shprehur rezerva për integrimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ato sanksionojnë Turqinë.

Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte “pozitivisht” perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci