Të fundit

PDK prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të mirë.

Ai ka treguar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente të cilat do të udhëhiqen sipas tij nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale.

“Kabineti për Qeverisje të Mirë do të shpalosë politika alternativë të qeverisjes që i mungojnë Kosovës. Përmes këtij kabineti do të shpalosim modelin dhe vizionin e qeverisjes së ardhshme nga PDK”, është shprehur Krasniqi.

“Kosova është atdheu ynë dhe e ardhmja e saj si e ëndërrojmë është mision që na obligon të gjithëve. Nga sot përpjekjeve tona nga sot i shtohet edhe Kabineti i Qeverisjes së Mirë me 15 departamente pra”.

Krasniqi ka treguar se në ditët në vijim do të shpalosë së kush do të jetë në krye të secilit departament.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci