Të fundit

Mariah Carey publikon një tjetër hit Kritshtlindjesh

Kënga e shumëpritur për festat e fundvitit ka arritur, e kënduar nga vetë mbretëresha e Krishtlindjeve: Mariah Carey. Edhe këtë Krishtlindje do ta kalojmë me Carey, por këtë vit edhe me një hit që i shtohet listës.

Këngëtarja publikoi dje “Fall in Love at Christmas”, në bashkëpunim me Khalid dhe Kirk Franklin.

Kënga erdhi si një paketë, e kompletuar me një video muzikore shoqëruese, të xhiruar në shtëpinë e saj dhe në Butterfly Lounge në Los Angeles.

Melodia e re e festave u prit me shumë gëzim në internet, pasi dëgjuesit pritën mesnatën për ta dëgjuar.

Kënga u shkrua dhe u prodhua nga Carey, Franklin dhe Daniel Moore II dhe u regjistrua në Atlanta dhe në Los Anxhelos. Videoja muzikore u publikua nga Carey’s Imprint MARIAH në partneritet me RCA Records.

Carey është e njohur për hitin e saj të përhershëm dhe rekord të festave “All I Want for Christmas is You”, i cili tashmë është në top 200 në listat e Billboard, edhe pse ka shumë vite që është publikuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci