Të fundit

Kjo është arsyeja se pse filmit të Angelina Jolie-s i është ndaluar shfaqja në disa vende

“Deadline” raportoi se filmi i fundit i Angelina Jolie Marvel, “The Eternals”, nuk do të shfaqet në Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt, Bahrein dhe Oman.

Filmi i cili përmban puthjen e parë të së njejtës gjini do të publikohej në këto vende më 11 nëntor, por censuruesit kërkuan shkurtime të mëtejshme përtej çdo skene të intimitetit të së njejtës gjini. Disney zgjodhi të mos bënte modifikimet, prandaj certifikatat e shpërndarjes nuk u lëshuan.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Liban dhe Egjipt, “Deadline” raportoi se do të dalë një version i “The Eternals” që heq të gjitha skenat e intimitetit qofshin ato heteroseksuale apo homoseksuale. Kjo është përgjithësisht një praktikë normale për ato vende.

E pyetur nga gazeta australiane “News.com.au” në lidhje me shqetësimet në ato vende për martesën e së njëjtës gjini të filmit mes Phastos dhe Haaz Sleiman, Angelina Jolie e cila luan rolin e Thena-s së pavdekshme në film i quajti frikë të tilla “injorante”.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie,” tha ajo. “Si dikush është i zemëruar për të, i kërcënuar prej tij, nuk e miraton ose e vlerëson është injorante”.

https://www.youtube.com/watch?v=pWfjJ6bOy7w&ab_channel=MovieTrailersSource

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci