Të fundit

“Nëse me do, ma dëshmo…”, Salihu komenton mos përfshirjen e Kosovës në Samitin e Biden

Që nga dje, kur dhe u konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, kritika e reagime të shumta i janë drejtuar qeverisë. Një ndër personat që ka kritikuar qeverinë është edhe Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Sipas Salihut, mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike.

Tutje, ai ka thënë se këto janë takime që mos ftesa ka domethënie më të madhe sesa ftesa.

Ai ka treguar edhe se cili është mesazhi amerikan me mos ftesë, duke e lidhur me një këngë të Medës.

“Mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike. Samitet e takimet e tilla, nuk janë çeshtje kriterësh dhe nuk lidhen (të rasti i Kosovës) me asnjë qeveri të kaluar. Këto janë takime, që mos ftesa, ka domethënie më të madhe se ftesa. Mesazhi amerikan me mos ftesë, nuk është as të kënga e Dafines llafe llafe (që e citonte Presidentja Osmani), as të kenga e Elvanes (kena me u nda), por diku mesazhi gjendet te kënga e Medes “nëse me do, ma deshmo, ose ec e shko” 😉”, ka shkruar Salihu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci