Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria – 60 kg.
Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.
“KOK përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik. #KosovBoxing #BoxingIstanbul2022”, thuhet në kumtesën e Komitetit Olimpik të Kosovës.
