Në emisionin “Piranjat” të moderuar nga aktori Florian Binaj dhe këngëtarja Arilena Ara në Abc News u demaskua skema e mashtrimit të çajit të famshëm të dobësimit “Açai One”.
Nga hulumtimi i bërë nga gazetarët e “Piranjave” rezultoi se çaji i dobësimit që reklamohet aq shumë nga vip-at shqiptarë nuk është i vërtetë pasi nuk i jep efektet për të cilat thuhet në reklamim dhe se ai shitet pa faturë.
Këtë e pranoi në kamerën e fshehtë edhe pronari i kompanisë që tregton Açai One në Shqipëri, Klajdi Hoxha.
“Ne nuk presim dot kupon tatimor deri në momentin që ti nuk merr pakon sepse se nuk arkëtojmë lekë, ne bëjmë shitje online. Açai është mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më Açai One. Açai One është ca ka ngel kthime”, tha pronari i Açai One në kamerën e fshehtë te “Piranjat”.
https://www.youtube.com/watch?v=0_2nt7ttQvA&ab_channel=ABCNewsAlbania
