Të fundit

Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën për ligjin e pagave

Punëtorët shëndetësorë të hënën do të protestojnë në sheshin e Prishtinës për shkak të refuzimit të ligjit të pagave.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Sylës, protesta s’është e dëshiruar as nga punëtorët shëndetësor, por e imponuar.

“Kërkesa e vetme, barazia sociale, pra Ligji i Pagave, të cilën kjo qeveri është dashur ta miratojë me datë 29,10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”, shkruan Syla.

Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të reflektojë pasi sipas tij “nuk bënë më kështu”, si dhe ua ka rikujtuar deputetëve të VV-së refuzimin e ligjit të pagave.

“Të nderuar punëtor shëndetësor të ën PROTESTOHET! Po ju adresohem dhe po ju adresohem e lajmërojmë se të HËNËN jemi tek sheshi. Nuk e deshirojm por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojm lëmosh, por dinjitet. Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 per Mjek e Koeficientin 3 per infermier. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. NË FUND KRYEMINISTËR JU PRESIM TË HËNËN NË ORA 10 DHE SDO JEMI VETËM.”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci